Arben, lamutmirë i panjohur! Të njihnin familja, fqinnji me të cilin u konfliktove e ligjet dhe shteti që të dënoi. Të njihte edhe paria e policisë.
Ajo pari e cila zyrtarëve i bën fresk dhe brenda llojit hajnë njëri tjetrin e Polic si ju i çojnë në vetvrasje.
Ditën që ju i ndjeri Arben u njohët me vendimin e pezullimit nga puna pasi u dënuat me 40 orë punë, nje urdhër nga drejtoria e përgjithshme ju përjashtoi si të padenjë. Po në të njëjtën ditë zyrtarët pushteti “elita” po si ju u dënua nga Gjykata e Posaçme me kërkes të Spak një Kryebashkiak. Ai jo që svrau veten si ju, por u rikthye si zotëri në zyrën e tij dhe triumfator. Pse jo duke i thënë komunitetit ja që dënimi ishte kot!
Ja kto janë standartet!!! LIGJI I BARABRTË PËR TË GJITHË, po jo për hallexhinj e të pamundur
Fali Arben Fali. Shteti që i shërbeve dhe komuniteti zgjodhën edhe njëher të respektojnë “elitën” ndërsa sot sdi nëse varrim tuaj do vijnë edhe kolegët se ata që të përjashtuan si të padenjë, jo e jo!
Po pse ky është vetëpastrimi i Policisë?

