WebLajm sjell fotot e dorëzimit tē uniformave të reja për policinē e burgjeve në IEVP Reç.
Në një analizë vjetore të bërë nga Reç Malësi e Madhe, ministri Manja tha se 2024 do të jetë e fokusuar tek rritja e pagave për këtë kategori.
Pjesë e analizës ishte edhe kreu i Burgjeve z.Abrija i cili në dy sfidat e tij ka patur trajtimin me bazë materiale si mejte dhe uniforma të Policisë e po ashtu edhe trajtimin financiar me propozime për rritje page.
Për festat e fundvitit stafi i Policisë së Burgjeve ishte kategoria e vetme që përfitoi pagën e 13 si shpërbli..
Postimi i Manjas në FB
Reç, Shkodër – Sot, analizuam punën e vitit të kaluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç të Malësisë së Madhe.
✅ Përgëzime për sukseset dhe sigurimin e një trajtimi më dinjitoz për personelin tonë, 👮🏼♀️ duke adresuar sfidat në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. 🚔👮🏼♀️ Uniformat dhe pagat e reja tregojnë përkushtimin tonë për ndryshim dhe përmirësim.