Ndikim i paligjshëm kundrejt 5000 eurove ka çuar në pranga avokatin Arben Lena i cili është edhe kreu i dhomës së avokatisë në Korçë.
WebLajm mëson ekskluzivisht se me urdhër ndalimi arrest dhe kalim në qeli ai është prangosur. Arresti është bërë për llogari të SPAK.
Hetimet e Spak janë në vijim ndëraa ndikimi i paligjshëm mësohet se ka qenë ndaj gjyqtarit të apeli Korçë z.Dritan Hasani. Ky hetim po ndiqet nga Prokurori i Spak z.Elvin Gogaj. Ndërsa kë të hënë ai doli para gjykatës e cila refuzoi kërkesën për ta liruar, duke e lënë në qeli. Gjyqtarja Elsa Ulliri e vlersoi të ligjhme urdhër ndalimin e Prokurorit Elvin Gogaj, ndërsa personi në hetim ka refuzuar ti jap hetuesve kodin e telefonit. Pas këtij refuzimi SPAK ka vendosur ta dërgoj në laborator tel SAMSUNG të avokatit për të parë nëse ka prova që e implokojnë në aktivitet të paligjshëm edhe me persona të tjerë në sistemin e drejtësisë.