Pa drita, me Kamera brenda dhe jashtë shtëpisë, Pa çelsa dere. Kjo ishte jetesa prej më shumë se 16 muaj e bashkëshortes së Jeton Zhabollit, dy fëmijëve të tij, nuses dhe nënës e cila hera herës shkonte tek djali.
Me argumentin se dëgjonte zhurma nga muret Zhabolli kishte vendosur të burgoste thuajse në regjim “41 bis” familjen.
Nga dosja e siguruar nga weblajm, familjarët i kishin këshilluar të merrte mjekime por ai se pranonte që kishte probleme mendore dhe kishte krijaur këtë sjelli prej 1 viti e gjysë.
Për të bindur djalin familja e tij kishte marrë edhe ekspert për zhurmat, nga ku ka rezultuar se në shtëpine e Zhabollit skishte asnjë zhurmë që vinte nga muret.
Dëshmija e Nënës së Jeton Zhabollit, shtetases H.ZH
“Për kētë shkak kanë bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dal ndonjē gjë. Jetnori ka probleme të karakteri emocional tẽ cilat mund të shkojnë dhe mendore, e pranon me keqardhje si nënë se e ka djalin e ka pike të dobēt. Jetnori ka probleme pasi nuk ka zhurma në banesë dhe kur e ka kontrolluar ajo së bashku me bashkëshortin nuk ka pasur zhurma , janë sajesa të tijat, ja thotë měndja. Jetnori ka ankes ndaj bashkëshortes është xheloz për Esjonën, i ka marr dhe telefonin , Esjona nuk ka telefon”
Ndërsa bashkëshortja e Zhabollit, shtetësja E.I thotë se ka jetuar si në burg por se ka denoncuar në polici pasi e donte burrin.
“Prej një vitë e gjysëm jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon dhe mbahem e izoluar në banesë. Sot më datë 25.01.2024 rreth orës 08:30 kur ka dal Jetnori ka dal nga banesa për të çuar në kopësht djalin na ka mbyllur me çelës mua , vjerrën H.Zh dhe vajzën e mitur. Nuk kemi çelsa shtëpie dhe kur ka ardhur policia na ka gjetur të mbylluar në banesë. Ketë gjë bashkëshorti e bën gjithmon nëse nuk jam me të, nuk kam asnjë komunikim me botën e jashtme. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk di gjë asgjë për familjen e pasi Jetnori mi ka ndërprer komunikimet. Më dhunuar shpesh
herë por nuk kam kallēzuar këtë fakt pasi e dua burrin. Më ka goditur para dy ditesh tek shtepia e vjerrit me shkelm ne shpatull pasi e më akuzon se flas me muret. Nuk kam asnjë dokument identifikimi pasi bashkëshorti mi ka marrë. Jetoj prej një vitë e gjysëm dhe përjetoj këtë situat dhe nuk mundem më. Ka kamera të lëvizshme në banesë, ka bllokues valësh, alarmë, ka kamera të lëvishme, janë të vendosura tek komodina e dhomës kur fle gjumë jam e monitoruar, e kontrolluar çdo moment. Në banesë në koridore ka kamera të vendosur në koridor, kurse pjesa tjetër është me kamera të levizshme. Ai ka bler dhë aparat që gjurmon valët, gjatë konflikteve dhe dhunës së ushtruar ndaj meje kanë qënë prezentë fěmijët”
Zhabolli po i nënshtrohet një ekspertize mjekologjire ndërsa të gjykata pritet ta lërë në paraburgim me kërkes të prokurorisë për akuzën e rëndë të shkaktimit të vetvrasjes dhe heqies së lirisë e dhunës në familje.
Pamje nga hyrja e banesës
Në rast të përdorimit të këtij Lajmi, duke respektuar parimin profesional dhe etikën: Cito Burimin
Mos vidh, Gazetaria sështë Hajdutëri!