Telefoni celular zbulon sërish lidhjet e ish Ministrit dhe z.Kryeministrit me afera të cilat Prokuroria e Posaçme i Konsideron shkelje ligji dhe vepër penale.
WebLajm ka siguruar pjesë nga dosja “Buka sha” e cila sot njihet si qendra tregtare “Emerald” dhe rezulton se Ahmetaj ka favorizuar biznesmenin Lirim Fejzollari për të arritur deri këtu. Një fakt mjaft i rëndë konsideruar shkelje sipas SPAK është se ditën që shteti ka shitur aksionet e përfaqësuara nga Ahmetaj tek Fejzollari, përfaqësuesja e Minsitrisë së Ahmetaj ska qenë farë në ankand pasi ajo ska patur autorizim. Këtë fakt shtetësaj pjestare e administratës publike dhe vartëse e Ahmetaj e ka deklaruar edhe para hetuesve të SPAK.
Ndërsa celulari si në rastin e raporteve që z.Ahmetaj mbante me Mirel Mërtirin apo Klodian Zoton edhe këtë herë ka faktuar raportin e tij me Fejzollarin. Sipas SPAK telefenoni sekuestruar biznesmenit e më pas ekzaminuar ka zbuluar dy sms që datojn në 2019 dhe 2020. Në sms e vitit 2019 asokohe Arben Ahmetaj Minsitër i shkruante biznesmenit Lirim Fejzollari përkatësisht më 12 nëntor 2019 “Ahmetaj Jam Më tel pak, Arben Ahmetaj Jam”.
Ndërsa sipas SPAK më 23 shkurt 2020 biznesmenin Lirim Fejzollari i shkruan Arben Ahmetaj “Përshëndetje Arben, kur ke mundësi të takoj pak javën që vjen? Këto prova të sekuestrura nga SPAK përkojnë sipas hetuesve me kohën e privatizimit e po ashtu faktojnë njohjen e hershme të dy personave, ish Ministrit dhe zv.Kryeministrit si dhe Biznesmenit.
Aktualisht Spak ka përfunduar hetimet për Ahmetaj ndërsa 9 persona të tjerë janë në hetimd he SPAK pritet që për pak kohë të finalizojë një tjetër operacion në kuadër të proçedimit penal dosja “Buka”