Kur kalohet vija e kuqe, përgjigja ime është: Pas 26 viteve në këtë qytet, jam po i njëjti me origjinë nga fshati, nga Dollia dhe Pushka! Nuk fsheh asgjë e nuk jetojë me frikë!
Saktë saktë, mund të më gjesh kudo nëpër Shqiprënë e bukur apo Tiranë, shpesh edhe nëpër stacionin apo stacionet e transportit publik duke prit urbanin dhe ju Dhiaksa kaloni jo pak herë me xhama të zinjë pasi keni trup e frikë nga vetja. Concubinat janë model Italian e këtë vend e shtet e njoh aq mirë sa shumica nga ju pas noi grabitje, çantë droge sot e shihni nga TV!
Për të mos u zgjat, Rri në transmetim me zë e fytyrë po bëhen 19 vite. Sot, telefonatat dhe kërcënimet me sms apo çdo formë më duken krejt mënyrë që ju të dukeni të rëndësishëm, mos harroni në derën e gabuar.
Pasuria më e madhe e imja është familja ime dhe bashkëshortja ime, ndaj përgjigjen po ja u jap me këtë foto.
Arma është si vera, sa më të vjetër ta kesh marrdhënien me të, aq më e shijshme është!
Se ka zënë ndryshku, sdo e zërë ndryshku dhe jetojmë të dy si dikur edhe sot. Për pak veta që e dinë jetën time, të shkuarën time dhe se si kam përballur këtë qytet nga 1998 e kuptojnë që kjo përgjigje është po unë Jam Arsen RUSTA!
Një gazetar Kronike vetëm frikë nuk KA! Ka vetëpërmbajtie, ka durim dhe sbeson kollaj askënd!