Emri i kreut të ri të Gardës së Republikës do të dalë bga një garë mes disa kandidatëve. WebLajm mëson se emrat e përfolur deri tani në media mund të jenë garues mes tyre por askush sështë zgjedhur.
Garda prej 1 dekade është drejtuar nga Komandanti Gramos Sako, ndërsa prej 48 orë ai ka depozituar dorëheqien e parevokueshme.
Kjo është gara e dytë e cila është firmosur nga Balla për të përzgjedhur drejtues institucionesh në varësi të MB.
Disa muaj më parë nëpërmjet një gare me 10 konkurente u zgjodh në krye të AMP-s Mbikqyrjes Policore Florian Sulejmani, ndërsa gara e rradhës pritet të zgjedh drejtuesin e ri të gardës.
Ky urdhër është firmosur nga Balla dhe do të bëhet publik edhe me kriteret e përzgjedhjes.