Vizita e Sekretarit të SHBA-ve z.Antony Blinken do të rrisin nivelin e sigurisë duke filluar nga kjo e shtunë në të gjithë vëndin e kryesisht në Tiranë. Aeroporti do të jetë deri në largimin e z.Blinken në masa të larta sigurie dhe nivelin e kuq. WebLajm mëson se z.Blinken mbërrin në Tiranë më datë 15 Shkurt në drekë dhe do të largohet më pas drejt Gjermanisë më 16 shkurt në mëngjes. Deri më tani është konfirmuar takimi me Kryeministrin Rama dhe kruen e Prokurorisë së Posaçme z.Altin Dumani.
Blinken pritet të ketë dhe një komunikim me mediat, ndërsa mesazhet e tij do të jenë mbështetje e shqipërisë drejt integrimit në BE, mbështetje e reformës në drejtësi dhe posaçërisht strukturës antikorrupsion SPAK. Zyrtarisht nuk ka asnjë konfirmim për takime me krerët e politikës por në axhendën e Blinken është edhe takimi me presidentin z.Bajram Begaj, ndërsa pritet që të ketë edhe një drekë pune dhe takim me stafin e ambasdës amerikane në tiranë.