Pacientët tek urgjenca janë evakuuar mëngjezin e kësaj të diele pas një zjarri të rënë në këtë repart. Fatëmirësisht ska të dëmtuar apo pasoja në jetë, ndërsa kanë nisur hetimet për rastin.
Shërbimi zjarrfikës Tiranë ka ndërhyrë në kohë rekord duke neutralizuar flakët ndërsa pacientë janë evakuuar drejt Spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.