Në 200 ditë janë arrestuar kokat më të mëdha të krimit, si Dritan Rexhepi, Ibrahim Lici, Behar Bajri, Lul Berisha, Gëzim Çela, Leonard Duka, Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Florenc Çapja, Eduart Kurti.
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Policia e Shtetir në një hark kohorë prej disa muajsh, të kishte lokalizuar dhe arrestuar pjesën më të madhe të kokave të krimit.
Janë lokalizuar dhe arrestuar Behar Bajri në Francë, Lul Berisha në Spanjë, baroni i heroinës Gëzim Çela në Kosovë, shqiptari më i kërkuar në botë Dritan Rexhepi në Turqi, Leonard Duka në Belgjikë, kunati i Lul Berishës Plarent Dervishaj në Dubai, Juljan Meçaj në Dubai, Florenc Çapja në Dubai, vrasësi i dënuar me burgim të përjetshëm Ervin Shahini, në kërkim prej 26 vitesh, apo Eduard Kurti i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm. U lokalizuan dhe u ekstraduan dhjetra personazhe kriminale si Rubein Saraiva në Marok, apo Donald Hoxha në Britaninë me Madhe, të kërkuar nga drejtësia për vrasje.
Vetëm tre ditë më parë falë punës së Drejtorisë së Policisë Shkodër u ndoqën personat që mbanin lidhje dhe u lokalizua edhe Ibrahim Licin, i shpallur në kërkim përvrasjen e Endri Mustafës. Pas lokalizimit, policia ka njoftuar autoritetet turke, duke bërë të mundur arrestimin e “Toto Rinës” së Shkodrës.
Më 10 maj të vitit 2023 prokuroria e Shkodrës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si ekzekutor i Endri Mustafës, më 17 maj 2021.
Dosja nga grupi hetimor i prokurorisë është dërguar ne gjykatën e Shkodrës, por për shkak te mos arrestimit të Licit deri tani, gjykata ka urdhëruar pezullimin e gjykimin për 1 vit.
Në tetor të vitit 2022, në media u bë publike se lajmi se Ibrahim Lici ndodhej në Turqi dhe se autoritet turke kishin sinjalizuar ato shqiptare për plotësimin e dokumentacionit për ekstradim. Por një gjë e tillë u mohua nga Ibrahim Lici, ku theksoi në një reagim se ishte i lirë.
Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.
Bën me dije Ministria e Brendshme