Me një urdhër delegim kompetencash prej 15 shkurt 2024 në krye të shërbimi zjarrfikës me firmë të Ministrit të Brendshëm z.Taulant Balla është caktuar Arben Cara.
Ky post është mbajtur deri më datë 15 shkurt nga ish drejtuesja Holta Komino, për të cilën nuk dihet se kush ka qenë arsye apo motivacioni largimit.
WebLajm mëson se edhe shërbimi zjarrfikës pritet ti nënshtrohet një gare për kreun e ri të tijë siç Balla ka bërë deri më tani me AMP dhe garën e hapur për kreun e Gardës së Republikës.
Arben Cara në tërmetin e 26 nëntor 2019 në Thumanë humbi 7 anëtarë të familjes.
URDHËROJ:
- Delegimin e kompetencave të drejtorit të
përgjithshëm të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri
dhe Shpëtimin, drejtues zjarrfikës Arben Cara, me
detyrë drejtor i Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike
të MZSH-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të
MZSH-së. - Kompetencat e deleguara sipas pikës 1, të këtij
urdhri, të ushtrohen deri në emërimin e drejtorit të
përgjithshëm të MZSH-së, ose deri në shfuqizimin
e këtij urdhri. - Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet z. Arben
Cara, Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen nga
Zjarri dhe Shpëtimin, si dhe Drejtoria e
Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve
Mbështetëse. - Urdhri nr. 354 datë 9.11.2021, i ministrit të
Brendshëm, “Për delegimin e kompetencave”,
shfuqizohet.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në
Fletoren Zyrtare.
MINISTËR I BRENDSHËM
Taulant Balla