Kalon me sukses Vetting-un, Neritan Nallbati, aktualisht me detyrë Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Këtë detyrë të rëndësishme Nallbati e ka marrë që nga gushti i vitit 2022.
Kush është Neritan Nallbati?
Në vitet 1989-1991 ka kryer Arsimin e Lartë (DND) në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Nga data 01.10.1991 deri më datën 29.02.1992, është titulluar oficer dhe ka kryer kursin për oficer të policisë kriminale në Shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në vitet 2015-2017 ka kryer studimet “Master” dhe ka kryer në Domën Kombëtare të Ndërmjetësve, shkollën e ndërmjetësit.
Zoti Nallbati ka një karrierë të gjatë dhe të spikatur në Policinë e Shtetit, prej vitit 1991, dhe ka kryer detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, si më poshtë:
-Specialist dhe shef i Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, nga data 01.03.1992 deri në datën 31.07.1998.
Shef Komisariati, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, nga data 01.08.1998 deri në datën 30.11.1998.
-Zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Tiranë, nga data 01.12.1998 deri në datën 31.12.1999.
-Specialist, në Drejtorisë e Policisë Kriminale, në Ministrinë e Rendit Publik, nga data 01.01.2001 deri në datën 21.04.2002
-Specialist dhe shef zyre, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, nga data 01.02.2000 deri në datën 15.01.2001.
-Drejtor i Drejtorisë së Policisë të Qarkut Vlorë, nga data 22.04.2002 deri në datën 21.07.2003.
-Drejtor i Drejtorisë së Policisë të Qarkut Elbasan, nga data 22.07.2003 deri në datën 21.11.2003.
Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga data 09.10.2013 deri në datën 27.04.2015.
-Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nga data 28.04.2015 deri në datën 27.04.2017.
-Këshilltar, në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga data 28.04.2017 deri në datën 21.07.2019.
-Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga data 22.07.2019 deri në datën 11.06.2020.
-Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, nga data 12.06.2020 deri në datën 05.07.2021.
-Drejtor i Pepartamentit për Sigurinë Publike, nga data 05.07.2021 deri në datën 20.10.2021.
-Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nga data 20.10.2021 deri në datën 01.08.2022.
Vendimi për Nallbati u dha nga trupa prej tre anëtarë:
Data 20.02.2024, Ora: 10:00
Trupa e Vlerësimit:
Kleada Mersinllari Kryesuese
Edona Dushaj Relatore
Enton Radovani Anëtar