Avokati Arbër Qehaja njëherazi anëtar i partisë demokratike, nëpërmjet një kërkese drejtuar prokurorisë tiranë. Kërkon të rihapen hetimet e pushuara për dosjen e lobimit rus me 500 mijë dollarë.
Kjo çështje u hetua nga prokuroria dhe më pas për munges prova u pushua, ndërsa në hetim u vunë Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.



“Mos pyet cfarë bëri kombi për ty por cfarë bëre ti për kombin”!
Si antar i Partisë Demokratike, kontribues i opozites bëra një kërkesë për të revokuar vendimin e pushimit, kunder Lulzim Bashes, për parat Ruse(fabul e njohur nga publiku)!
U motivova për ti bërë këtë kerkesë Organit të Akuzes për 3 arsye thelbësore:
1- Detyrim qytetar si antar i PD-së për të bërë transparencë për paratë e partisë(parimeve) ku unë besoj, nga kanë ardhur dhe ku kanë vajtur.
2- Për të qënë të ndershem me aleatin strategjik të kombit tonë USA.
3- Për të mbrojtur të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, të cilat po i cenon Rama duke përdorur votat e mashes Brava.
Ftoj organin e akuzes të bëj detyren dhe të ricelë hetimet, provat i kanë bashkëlidhur kërkeses!