WebLajm sjell një krahasim mes nenit pesë të propozuar në 2023 për amnistinë dhe atij të vitit 2024 miratuar një ditë më parë.
Fotot draft amnistisia 2023-224




Ajo çka bie në sy edhe pse publikisht u pranua se askush i hetuar dhe dënuar me kërkes të Spak sdo fitonte, politika e ka hequr tashmë këtë kusht.
Në draftin e 2024 gërma c e pikës dy neni 5 i Amnistisë heq kufizimin për të hetuar e dënuar nga Spak e Gjkko.
Për të kaluar amnistinë duhen 3/5 ose votim i cilësuar me 84 vota. Ndërsa weblajm.com mëson ekskluzivisht se dy deputetë të PS do të mungojnë nesër në sallë. Redaksia e weblajm disponon emrat dhe arsyet e mungesës së deputetëve socialist, për etik profesionale nuk i botojmë.
Ndërkohë PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka deklaruar se sdo të marrë pjesë në seancën parlamentare nesër pasi amendimet e tyre për të falur protestuesit u rrëzuan. E po ashtu PD e Bashës ka denoncuar sot nëpërjet Jursitit Indrit Sefa se mazhoranca kërkon të delegjitimojë Spak e Gjkko.

Basha ka 11 deputetë dhe mungesa e tyre nesër do të pamundësonte si kuorumin e po ashtu edhe 84 votat që i duhen këtij ligji të propozuar nga mazhoranca.