Kujdes! Hidhini një sy akseve që bllokohen për të planifikuar udhëtimin tuaj dhe shmangue bllokimin në trafik
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se: në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.
🚗Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.
🛣️Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.
🦺Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.