19-vjeçarja ishte studente në Tiranë në degën administrim biznes. Par hetuesve ajo ka marrë përsipër autoresinë e krimit, ndër to dhe dërgimin e automjetit të babait në zonën e plazhit.
Vrasjen e të atit e ka kryer me pistoletën e viktimës që e mbante pa leje por policia ende nuk ka mundur të sekuestrojë armën dhe as gëzhojat, të cilat po ashtu ka deklaruar se i ka hedhur në zonen e sektor Rinia. Viktima i ati punonte si roje.
Policia e Durrësit po verifikon edhe rolin e të ëmës së 19-vjeçares dhe 2 vëllezërve të saj në ngjarjen e rëndë në familje.


Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Hygerta Meta . Trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.
“Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja Hygerta Meta, 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Shtetasja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur”, njoftimi policisë durrës

