Ku po shkon shoqëria shqiptare???
Kanë kaluar vetëm 54 ditë që nga nisja e vitit 2024 dhe në një kohë kaq të shkurtër në një vend kaq të vogël si Shqipëria, kanë ndodhur kaq shumë ngjarje shokuese në marrëdhëniet familjare. Ngjarje dramatike që tregojnë degradimin e shoqërisë sonë. Në kaq pak ditë kemi parë:
-Bashkëshortë që dhunojnë gratë, i mbajnë të mbyllura dhe i monitorojnë me kamera në banesë (Dy raste, një në Selitë, një në Kamëz).
-Bashkëshorti që dhunon gruan dhe e çon drejt vetëvrasjes duke pirë fostoksinë (Rasti i Bedrie Lokës në Sukth).
-Nëna, gra dhe vajza të reja që vetëhelmohen me fostoksinë për shkak të marrdhënieve konfliktuale familjare ( Mbi 5 raste në total, Berat, Divjakë…etj).
-Një 27-vjeçare që vetëvritet se i publikojnë foto në tik tok.
-Një gjyshe që nxjerr nipin e mitur në tik tok të shajë me fjalë banale për të fituar gifte dhe para nga ky rrjet social.
-Më e rënda dhe e fundit në Shënavlash, tre fëmijë vrasin babanë e tyre dhe e varrosin në kasolle..
A po shkon shoqëria jonë drejt një kolapsi?