Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë paraditen e të martës një ankim nga ish aksionerët e TopChannel, shtetasit Albert Sino dhe Aurel Baçi. Seanca do të jetë një shqyrtim gjyqësor në bazë dokumentash, ndërsa më herët Sino dhe Baçi kanë humbur betejën ligjore me familjen Hoxha.
Ishte Gjykata e Lartë ajo e cila me vendimin e saj njohu si pronar të ligjshëm të aksioneve të TopChannel familjen Hoxha përkatësisht Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha, Itan Hoxha.
Sino dhe Baçi kanë humbur betejën ligjore në dy shkallë të gjyqësorit në vend përfshi Gjykatën e Apelit ku më 28.6.2016 kjo gjykatë vendos në favor të familjes Hoxha e po ashtu edhe Kolegji Civil i Gjykatës së lartë që më 18.1.2023 e la në fuqi vendimin e Apelit.