Një sulm i ndodhur mbrëmjen e djeshme ka alarmuar shqiptarët që qëndrojnë në Dubai.
Një burim nga agjencitë e zbatimit të ligjit i tha weblajm se i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur një shtetas shqiptar.
Ai ndodhej prej pak javësh në Dubai ndërsa ngjarja ka ndodhur në një restorant.
Ende nuk konfirmohet emri i shqiptarit të plagosur por rezulton një personazh i rëndësishëm i botës së krimit. Personat që e kanë sulmuar dyshohet të jenë anëtar të një grupi kriminal nga Maroku.
WebLajm ka pyetur pranë policisë shqiptare e cila thotë se ende ska një njoftim zyrtar nga homologët e saj në Dubai, por po kryejnë verifikime për ngjarjen e rëndë.