E teksa NATO dhe vëndet anëtare ndodhen në një lojë nervash me Rusinë, ajo çka bie në sy në kapacitetet ajërore është numri i avionëve dhe helikopterëve.
SHBA sipas statistikave zyrtare të vetë NATO ka një flot prej 13.300 mjete ajërore ndjekur nga Turqia me 1065 mjete. Ndërsa Shqipëria disponon vetëm 19 mjete ajërore helikopter dhe asnjë avion luftarak.
Në këtë renditje vëndi ynë lë pas Malin e Zi, Lituanin, Estoninë, Letoninë dhe Luksemburgun.
WebLajm sjell videon se si dy avion të NATO nga ushtria franceze pak orë më parë janë përballur në hapsirën ajërore me avionët Rus mbi detin baltik.