Emisioni FactCheck në MCNTV ka zbardhur në puntatën e kësaj të shtune prova të reja nga vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash. Krimi në familje ka ende mistere, ndërsa një mesazh i koduar në kasollen ku u gjet trupi i të ndjerit ngre pistë të re hetimi. Nga krimi për fejesën pa dëshirë në vrasjen me paramendim për arsye ekonomike.
Sms në murë nis me fjalën Eni, ndërsa FactCheck ka mësuar se Eni thërrit djali i madh i familjes Meta, Hysen Meta. Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e babait me 4 plumba.
Një mesazh i shkruar në murin e kasolles ku u varros Pëllumb Meta e shton akoma më shumë misterin e ngjarjes së rëndë në Durrës. FactCheck publikoi pamjet e një mesazhi të shkruar në murin e kasolles, pas zhvarrosjes së kufomës. Mesazhi që është shfaqur pasi trupi i viktimës është larguar nga vendi ku ishte varrosur është një nga elementët shtesë që po hetohet.
“Eni miljoner , 1 milion dollarë”, është mesazhi i shkruar me spraj në mur.
Mendohet se ai i referohet djalit të madh të familjes Meta, Hysenit, i cili shkurt thërritet Eni.
Krahas mesazhit, verifikime po kryhen edhe lidhur me një furgon që ndodhej në oborrin e shtëpisë së familjes Meta dhe një skaf.