Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi një lajm të publikuar në media për tentativë zjarrvënje në Burgun e Drenovës, Korçë.
Ky lajm nuk është i vërtetë.
Siguria dhe rendi në IEVP Korçë është nën kontroll të plotë. Stafi është në krye të detyrës.
Megjithë respektin për median dhe fjalën e lirë, do kërkonim mirëkuptimin e gazetarëve, por jo vetëm, për të evituar publikimim lajmeve të pavërteta të cilat krijojnë një përceptim të gabuar për punën e stafit të burgjeve dhe shërbimin në këtë sistem.
Drejtoria e Burgjeve është e hapur dhe e gatshme të informojë opinionin publik për përmbushjen e misionit të saj, si detyrim ndaj publikut.