Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram dolën jashtë funksionit për disa minuta në të gjithë botën.
Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk mund të aksesonin në llogaritë e tyre. Problemi u raportua nga miliona përdorues në të gjithë botën.

Shkaqet nuk dihen, teksa nga këto rrjete sociale nuk ka një përgjigje zyrtare.
Facebook dhe Instagram janë pjesë e kompanisë META, në pronësi të Mark Zuckerberg.