Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për femrat, ku Kombëtaret kanë zbuluar kundërshtarët e tyre.
Kështu, vajzat shqiptare do të kenë përballë Estoninë dhe Luksemburgun, në grupin C5. Pas përfundimit të kualifikueseve, do të nisë faza Play-off. Kombëtarja e vajzave mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet e para në grupin C, ose si një nga tre vendet e dyta më të mira.
Kombëtarja e Anglisë në futboll për femra do të ketë përballje të vështira kundër Irlandës, Francës dhe Suedisë në grupin A3.
Skocia do të përballet me Serbinë, Sllovakinë dhe Izraelin në grupin B2. Irlanda e Veriut do të jetë në grup me Portugalinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Maltën në grupin B3.
Spanja do të ndeshet me Danimarkën, Belgjikën dhe Çekinë. Kurse Gjermania do të jetë përballë Austrisë, Islandës dhe Polonisë.
Zvicra, që është kualifikuar automatikisht për shkak se është vendi pritës i kampionatit, është në grup me Hungarinë, Turqinë dhe Azerbajxhanin.
Ndeshjet kualifikuese janë të planifikuar për t’u luajtur midisit Prillit dhe Korrikut, ndërsa turneu Euro 2025 për femra do të mbahet në Zvicër në Korrik 2025.