Askush nuk e besonte, por Kukësi ia doli duke bërë mrekullinë në ndeshjen me Partizanin, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Verilindorët u kualifikuan falë penalltive duke eliminuar Partizanin. Ndeshjen e parë, Kukësi e humbi 1 me 0 përballë të kuqve, e për këtë arsye, shpresat ishin të pakta.
Por një gol i shënuar prej tyre dhe mbrojtja e rezultatit 1 me 0, bëri që ndeshja të shkonte me shtesa dhe në fund me penallti për shkak të rezultatit final 1 me 1 në të dy ndeshjet.
Një penallti e humbur nga Partizani i dha fitoren Kukësit që nuk gaboi në asnjë prej 5 goditjeve në portë.
Ndeshja Partizani-Kukësi u transmetua në ekranin e MCN24.