Trajneri italian i Real Madrid rrezikon burgun. Prokuroria e Madridit në Spanjë ka kërkuar 4.9 vite burg për Ancelottin për akuzën e evazionit fiskal.
Bëhet fjalë për 1 milion Euro të padeklaruara nga tekniku italian në periudhën 2014-2015 kur ka qenë trajner i Real Madrid, shumë parash kjo e përfituar nga e drejta e imazhit, por që nuk është deklaruar prej tij.
Pas rikthimit në Madrid në vitin 2021 kur mori sërish detyrën e trajnerit të Real Madrid, Ancelotti tashmë duhet të përgjigjet për këtë akuzë.
Shumë futbollistë të njohur në Spanjë janë përballur më herët më akuzën për evazion fiskal, por është shmangur dënimi me burg duke u konvertuar në gjobë.