WebLajm ka mundur të sigurojë një kopje të raportit të kontrollit të lartë të shtetit që ka zbuluar një situatë anormale në kufijtë e skandalit për përfitime financiare në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Sipas gjetjeve të audituesve Rektori ka firmosur listëprezencat e të dhënit mësim për studentët në departamentin e Kirurgjisë e po ashtu edhe listën pagesën e punës si Rektor drejtues IAL me kohë të plotë.
Auditimi i vitit 2023 përtej kësaj shkelje ka konstatuar mjaft probleme të tjera përfshi edhe mugnesën e stafit akademik çka ka ndikuar drejtëpërsëdrejti tek dija e marrë nga studnetët që do të jenë mjekët e ardhshëm, e po ashtu shkelje në blerje pajisjesh me projekte, dëme financiare, punëime pa kontratë dhe tendera abuziv.
Por çfarë thotë KLSH për rastin e Rektorit?
“Nga auditimi në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, të listprezencave dhe listpagesave për periudhën e auditimit, rezultoi se Rektori, figuron në Fakultetin e Mjekësisë, Departamentin e Kirurgjisë, si staf akademik me kohë të plotë. Nga auditimi i listprezencës së ndodhur në dosjet respektive të pagave për Fakultetin e Mjekësisë dhe për stafin administrativ të Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për periudhën objekt auditimi, u konstatua se në listprezencat e stafit të Rektoratit, është paraqitur si prezent në punë me orar me kohë të plotë Rektori. Nuk ka asnjë mundësi fizike që Rektori, pjesë e stafit administrativ të Universitetit Mjekësor të Tiranës, në pozicionin si drejtues i IAL-së publike, të jetë prezent në detyrat e tij të ngarkuara me ligj sipas pozicionit të emërimit, në të njëjtën kohë që është angazhuar me kohë të plotë në mësimdhënie në departamentin përkatës të fakultetit. Ligji për arsimin e lartë, i ngarkon Rektorit, të kryejë detyrat në funksion të miradministrimit të institucionit të UMTsë. Rektori kryen në realitet, detyrat e pedagogut dhe jo detyrat që i janë ngarkuar me ligj. Nga sa është konstatuar nga grupi i auditimit, rezulton se Autoritetet Drejtuese të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, paguhen për funksione dytësore dhe jo për funksione parësore ndërkohë që ligji i ka ngarkuar përmbushjen e detyrave në funksionet parësore, kjo edhe për vetë rëndësinë në nivel kombëtar që ka Universiteti I Mjekësisë në Shqipëri, i cili obligon një nivel menaxhimi me kohë të plotë sipas kërkesave të ligjit. Angazhimi i Stafit Drejtues administrativ të UMT-së, në mësimdhënie, me kohë të plotë, në gjykim të grupit të auditimit ka krijuar/mund të ketë krijuar pasoja në miradministrimin e detyrave që ligji I ngarkon këtyre pozicioneve”.
KLSH ka rekomaduar që Rektori do duhet të ndjek detyrën e tij parësore si drejtues Institucioni dhe atë të pegagogut si dytësore ashtu siç e parashikon edhe ligji.
Një tjetër shkelje e rëndë e konstatuar nga KLSH dhe Audidutesit është edhe punësimi i pedagogëve në këtë fakultet pa kontratat përkatëse të punës.
“Pedagogët e jashtëm, të kontraktuar nga UMT, kanë kryer punën e pedagogut dhe njëkohësisht kanë certifikuar studentët për lëndët mësimore të dhëna ndaj tyre, pa patur marrëdhënie pune ligjore (pasi
kontratat rezultojnë të nënshkruara pas kryerjes së mësimdhënies me efekt prapaveprues) me UMT. Kjo gjë, përveç faktit që sjell parregullsi të karakterit ekonomiko-administrativ në Universitetin e Mjekësisë, njëkohësisht, mund të krijojë dhe probleme juridike në të ardhmen, lidhur me vlefshmërinë e shërbimit të mësimdhënies. Gjithashtu, ky shërbim, I ligjëruar pas kryerjes së tij, e bën të pamundur kontrollin conform legjislacionit në fuqi për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin si nga Auditi I Brendshëm ashtu edhe nga ai i Jashtëm, në kohën e ofrimit të këtij shërbimi”.
Aktualisht Rektor i Universitetit të Mjekësisë Tiranë është z.Arben Gjata që ka një tjetër betejë ligjore me drejtësinë. Ai është person në hetim për aferën e Sterilizimit dhe ndaj tij ka një masë sigurie me kërkesë të SPAK ajo e detyrim paraqitjes.