330 të dënuar në burgun e Rrogozhinës i kanë dërguar një letër Lulzim Bashës ku i kërkojnë që të votojnë amnistinë penale.
Në letrën e tyre të firmosur nga 330 të burgosur, që disponohet nga WebLajm, ata i bëjnë thirrje që së bashku me partitë e tjera të arrijnë marrëveshjen për votuar amnistinë penale në Parlament.
Sipas tyre, në këtë burg ndodhet vetëm një person i dënuar nga Gjykata e Posacme për korrupsion, që sipas tyre ai do të lirohet më 4 Prill 2024.
Ndërsa pjesa tjetër janë të dënuar nga gjykatat e tjera me vendime të formës së prerë.
Amnistia penale është shtyrë disa herë për votim në parlament, për shkak se Lulzim Basha dhe deputetët që e ndjekin u tërhoqën nga votimi i amnistisë, sic thanë ata, sepse mazhoranca ka përfshirë në listë edhe persona të dënuar për korrupsion nga GJKKO.








