Sulmuesi shqiptar i Granada, Myrto Uzuni, mund të largohet nga kjo skuadër që është drejt rënies nga kategoria.
Për Uzunin interesohet Sevilla, që sipas mediave spanjolle, ka shfaqur interesim për sulmuesin shqiptar dhe ka gati ofertën.
28-vjeçari konsiderohet si lojtar goli përpara portës dhe kalimi i tij drejt Sevilla shihet me interes.
Një tjetër skuadër e La Ligas që ndjek nga afër është Real Betis. Mbetet për t’u parë se cila do të mund të përfitojë shërbimet e sulmuesit shqiptar.