Pak kohë më parë mediat britanike raportuan tension në martesën e Princ Harryt dhe Meghan Markle, pasi mendohet se ai është duke ushtruar presion tek bashkëshortja e tij, për tú kthyer në Britani.
Por sipas ish-korrenspondetes së BBC për mbretërinë, Jennie Bond, në fakt është vetë Princ Harry ai që është i shqetësuar për martesën e tij.
Gjatë një interviste për “OK Magazine”, Bond u shpreh se Harry është mjaft i shqetësuar për përfundimin e martesës e tij me Meghan për shkak të çështjeve të lidhura me Britaninë e Madhe.
“Dyshoj se Harry do të vendoste ndonjëherë Meghanin në presion për të bërë diçka të cilën ajo nuk do ta bëjë, e sidomos të kthehet në Britani, kur vetë ai është shprehur se nuk mendon që bashkëshortja dhe fëmijët e tij janë të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar pa një nivel të lartë sigurie, i cili iu është mohuar. Me siguri Meghan është ajo që mban ‘pantallonat’ në marrëdhënien e tyre dhe Harry, i cili e adhuron , nuk do të rrezikonte lumturinë e martesës së tyre duke i kërkuar të bëjë diçka të cilën nuk dëshiron.
Mendoj se janë të dy të shqetësuar për pritjen që do të kishte Meghan Markle në Britani pas kaq kohësh. Mendoj se ndoshta ka ende pak afeksion për Princ Harryn, por nuk mund të them të njëjtën gjë për bashkëshorten e tij”, është shprehur Bond gjatë intervistës.
Marrëdhënia mes Princ Harryt, Meghan Markle dhe Mbretërisë janë gjithnjë në vëmendjen e mediave botërore, e sidomos pas problemeve shëndetësore të Mbretit Charles dhe Dukeshës Kate Middleton.