Mania për të fituar para pa punuar dhe shpejt ka zënē rrënjë tek të rinjtë. Kjo ka ndodhur me dy të arrestuarit e kësaj të shtune. Ata kanë shkelur çdo ligj dhe kufi tē kriminalitetir duke hyrë si pasagjer në autobus me kallashnikov dhe thikë.
Një informacion ka ndihmuar policinë për ti arrestuar dy trafikantë që rrezikojnë minumimi 8 vite burg në kushtet e flagrancës.
Tiranë
Në zbatim të masave të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Udhëtarët”.
Transportuan me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj te persona të tjerë në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov me bajonetë, dhe një mjet prerës thikë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas që udhëtonin me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, dyshohej se po transportonin një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udhëtarët”.
Si rezultat këtij operacioni, te terminali i autobusëve në afërsi të Casa Italias, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh. P., 28 vjeç, banues në Yzberisht, dhe F. P., 27 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit të çantës personale të cilën këta shtetas mbanin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me bajonetë, dhe një mjet prerës thikë. Arma e zjarrit ishte sjellë nga Pogradeci në Tiranë, për tu shitur tek persona të tjerë.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Dy të rinjtë janë: Xhentino Pllaha dhe Florjan Kollonata