Vetëprodhuesit e energjisë elektrike në Shqipëri do të kenë mundësi të rrisin kapacitetin prodhues me kusht që ta shkëmbejnë me OSHEE-në.
Qeveria shqiptare e ka ndryshuar ligjin në mbledhjen e qeverisë për të gjithë vetëprodhuesit që prodhojnë deri në 500 kilovat/orë energji duke e shkëmbyer me OSHEE-në do të lejohen që të rrisin kapacitetin prodhues.
Lidhur me ndryshimin e këtij ligji, zv/Kryeministrja Balluku u shpreh se “ata kanë të drejtë edhe që ta hedhin në rrjetet e transmetimit, por pa kërkuar nga shteti që të kompensohen për këtë sasi të hedhur”.