Përveç kureshtjes se cilët janë fituesit e statujës së artë të Oscar dhe shkëlqimit të personazheve të njohur në tapetin e kuq, në eventin më të rëndësishëm të kinematografisë ndodhin edhe moment të pazakonta.
Një i tillë ishte padyshim prezantimi i fituesit të çmimit Oscar për kostumografinë më të mirë nga aktori John Cena, i cili u ngjit në skenë me ‘kostumin’ më të pazakontë…thuajse nudo.
Paraqitja e tij tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve e sigurisht që do të mbahet mend gjatë, ku në skenën e Teatrit “Dobly”, aktori mbuloi vetëm pjesët e tij intime me një karton.
Pasi u prezantuan emrat e të nominuarve u mbulua nga prezantuesi i eventit Jimmy Kimmel me një perde, e në këtë mënyrë arriti të lexonte emrin e fituesit të çmimit ‘Oscar’në kategorinë kostumografia më e mirë e fituar nga Holly Waddington për filmin “Poor Things”.