Policia Bashkiake Tiranë ka ndëshkuar mjetet e kompanive si Lajthiza e Nova Home të cilat kanë futur në oraret e ndaluara makinat e transportit të mallrave në unazën e bremdshme të qytetit. Teksa do duhet të ishin kompani lider me përgjegjësi sociale, rezulton se kanë shkelur një vendim të këshillit bashkiak që lidhet me mbarvajtien e shkollave dhe sigurinë e fëmijëve.








Një ndër masat që merren çdo mëngjes nga shërbimet e Policisë Bashkiake 👨✈️👩✈️dhe Policia Rrugore Tiranë 🚨, për të lehtësuar trafikun në qytet, me qëllim që fëmijët 👫 të arrijnë në orar⏱️në shkolla 🏫, është edhe ngritja e pikave të kontrollit në çdo 📍hyrje të unazës 🛣️ së mesme dhe te vogël të qytetit, për të kontrolluar 🚔 zbatimin e orarit te kufizimit të lëvizjes, vendosur nga enti pronar i rrugës Bashkia Tiranë 🏢, që është:
-Nga ora ⏰ 07:00-09:00 për automjetet për transport të përzier (ATP).
-Nga ora 07:00-20:00 për automjetet mbi 3.5 ton 🚚 🚛.