Filmi ‘Oppenheimer’ që flet për krijimin e bombës së parë atomike që u përdor nga SHBA në Luftën e Dytë Botërore, u shpall filmi më i miri i vitit dhe dominoi mbrëmjen e eventit Oscars 2024.
Oppenheimer fitoi 7 çmime Oscars, mes të cilëve aktori protagonist Cillian Murphy dhe regjisori Christopher Nolan.
Edhe Robert Downey Jr., i njohur për filmat e tij Iron Man, fitoi Oscar si aktori dytësor më i mirë në filmin Oppenheimer.
Çmimin Oscar si aktorja më e mirë e fitoi edhe Emma Stone, protagonistja e filmit ‘Poor Things’. Ky është Oscari i dytë për Emma Stone, çmim që e ka fituar edhe në vitin 2016 për rolin e saj në filmin muzikor “La La Land”.
Filmi ‘Poor Things’ fitoi gjithashtu Oscar edhe për dizajnin më të mirë të prodhimit, dizajnin më të mirë të kostumeve, grimin dhe stilimin më të mirë të flokëve.