Një tjetër bazë armësh është zbuluar në Durrës, e dytë në harkun kohor të dy ditëve.
Edhe kjo bazë e gjetur nga policia në Sukth, u shërbente grupeve kriminale për t’i furnizuar me armë dhe municione.
Policia sekuestroi brenda kësaj baze 1 kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme.
Gjatë këtij aksioni u arrestua pronari i banesës që shërbente si bazë armatimi, A.S.
Dy ditë më parë në Shkallnur të Durrësit u zbulua një tjetër bazë armësh ku u arrestuan dy vetë. Po kështu, javën e kaluar edhe në Vlorë u zbulua një bazë armatimi ku u arrestua një person.