Këngëtari i njohur kolumbian Maluma është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij Susana Gomez janë bërë prindër të vogëlushes Paris Londono.
Ka qenë vet Maluma, i cili e ka bërë të ditur lajmin e bukur për ndjekësit e tij në rrjete sociale duke ndarë momentet e para dhe emocionet të ardhjes në jetë të vajzës së tij përmes disa fotove.
“Më 9 mars në ora 8:23 lindi dashuria e jetës sonë, Paris Londono Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja dhe urimet tuaja! Susana…Dashuri: Faleminderit që plotësove ëndrrën time më të madhe për t’u bërë baba. Nuk do ta harroj kurrë këtë moment. Ju dua,”-shkruan këngëtari në postimin e tij.
Më herët Maluma i ka kushtuar një këngë vajzës së tij ende pa lindur. Kënga me titull “Procura” sjellë gjithashtu disa momente nga jeta private e Malumës dhe partneres së tij Susanës që nga zbulimi i shtatzënisë apo dhënies së lajmit të bukur gjatë një koncerti të tij.
Çifti janë së bashku prej 3 vitesh dhe e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2021 përmes një postimi në Instagram.