Pagat e punonjësve në shtet kanë shënuar rritje më të madhe se ato në privat. Sipas INSTAT, për vitin 2023 paga mesatare e punonjësve të administratës shtetërore kapi shifrën e 75 mijë Lekëve të reja, duke shënuar rritje me 18% në krahasim me vitin 2022 ose ndryshe 10 mijë Lekë të vjetra më shumë.
Ndërsa në sektorin privat, rritja është më e vogël, rreth 11.5% krahasuar me vitin 2022.
Sipas të dhënave nga INSTAT, ndër sektoret më të paguara janë punonjësit e IT dhe punonjësit që merren me aktivitete financiare.