WebLajm ka siguruar ekskluzivisht dosjen e ish kryebashkiakes Rajmonda Balilaj sot Prefekte në hetim nga Spak dhe shkarkuar nga Qeveria.
Një qytetar i shkruan z.Balilaj se është Petrit Fisheku banor i zonës “votat ti bëra dhe të kërkova një karro çakull nuk ma solle”
Mesazhet janë të shumta në këtë hetim, ndërsa znj.Balilaj rezulton se më 6.shkurt 2021 ka dalë në media me firmën që kryente punime dhe në realitet kontratën me të e ka lidhur 10 ditë më pas më dt.16.2.2021
E pyetur mbi deklaratën e datës 05.01.2023 të shtetasit Bajram Bashkurti me anë të së cilës ka deklaruar se: “Pasi mbajtëm procesverbalin e pezullimit të punimeve dhe të gjobës, unë personalisht shkova të lajmëroj Kryetaren e Bashkisë Patos të cilës e gjeta në zyrën e saj vetëm. Unë i tregova proçesverbalin për pezullimin e punimeve dhe vendimin për dënimin me gjobë, Kryetarja Rajmonda Balilaj i mori, i pa dhe më tha mirë bërë. Pas kësaj jam larguar dhe i kam marr blloqet me vete”, kjo shtetase deklaron se nuk e mbante mend këtë gjë.
Pasi znj.Balilaj nuk u paraqit në Spak, qeveria e shkarkoi atë nga detyra.