Që prej Janarit të këtij viti kur dhe iu nënshtrua një operacioni abdominal, Dukesha Kate Middleton nuk është shfaqur në asnjë dalje publike, të paktën deri pak ditë më parë.
Në profilin zyrtar të saj dhe të Princ Wlliam në Instagram, ajo u shfaq së bashku me tre fëmijët Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.
Foto është realizuar nga Princ William, por duket se menjëherë pas publikimit të saj ka pasur një varg reagimesh të shumta pasi elementë të këtij imazhi tregojnë se është edituar.
E kaq ka mjaftuar për të thurrur edhe shumë teori konspirative lidhur me venddndodhjen apo edhe gjendjen e vërtetë të shëndetit të saj.
Elementë si kyçi i Princeshës Charlotte, unaza e munguar e martesës së Kate Middleton, e të paktën 10 elementë të tjerë kanë treguar se fotografia e parë e familjes pas operacionit ishte e edituar.
Pas publikimit të këtij imazhi dhe impaktit që pati në media e në rrjet, reagimi i Dukeshës nuk vonoi.
Një ditë pas postimit ajo pranoi se fotografia është e edituar dhe madje i kërkoi falje ndjekësve të saj.
“Ashtu si shumë fotografë amatorë, unë eksperimentoj herë pas here me editimin. Doja të kërkoja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë festën e nënës të kenë kaluar mirë”, ka shkruar Dukesha.
Nuk dihet ende se kur do t’i rikthehet Dukesha Middleton jetës publike dhe angazhimeve të saj mbretërore pas problematikave me shëndetin.