Pas një bilanci pozitiv të arritur me reforma në drejtorinë e burgjeve nga Admir Abrija, posti i kruet të IEVP tashmë i është besuar Klevis Qoses.
Abrija u largua nga burgjet me dorëheqie disa ditë më parë, ndërsa në drejtimin e tij u rinovua flota e mjeteve, uniforma e stafit, realizuar marrëveshja me britanikët, mbyllja e dyqaneve fizike në IEVP e shumë risi të tjera.
Emri i Qoses është propozuar nga ministri Ulsi Manja dhe është miratuar këtë të mërkurë në mbledhje qeverie.
Po kush është Qose?
Ai vjen në krye të burgjeve pas një karriere të gjatë në forcat operacionale dhe si oficer policie në disa komisariate të vendit, për afro tre vitesh Qose ka shërbyer edhe si oficer pranë SHÇBA Tiranë ku dhe ka udhëhequr një sër hetimesh ndaj paligjshmërive të kryera nga efektivë të Policisë.
Klevis Qose i diplomuar ne Siguri Publike dhe Drejtësi, ka marr çertifikate e mirnjohjes nga kryeministri Edi Rama për luften ndaj terrorizmit në vendin tonë.