Pas 5 muajsh nga ndarja nga jeta e aktorit të serialit “Friends”, Matthew Perry është publikuar në mediat e huaja testamenti i tij.
Ai pritet të ekzekutohet nga Lisa Ferguson dhe Robin Ruzan. Në testament thuhet se pronat e aktorit të ndjerë ndodhen në një fond, i cili mban emrin “Alvy Singer Living Trust” bazuar në personazhin legjendar të Woody Allen në “Annie Hall”.
Mësohet se Perry kishte mbi 1 milion Dollarë në pronë personale kur ndërroi jetë. Pasuria e aktorit të ndjerë pritet t’i kalojë prindërve të tij John Perry dhe Suzanne Morrison, motrës së tij nga ana e së ëmës Caitlin Morrison dhe gjithashtu ish të dashurës së tij Rachel Dunn me të cilën ka qenë i lidhur për dy vite nga viti 2003 deri në 2005.
Gjithashtu, paratë e përfituara nga paraqitjet e tij televizive dhe nga prodhimet kinemtografike së bashku me të drejtat e autobiografisë së tij, e cila është ende në shitje do të mblidhen nga prindërit e tij.
Por një paragraf i testamentit të aktorit Perry ishte ai që u komentua më tepër në media. Në testamentin e tij thuhet se aktori nuk ka dashur t’i lërë asnjë qindarkë fëmijëve të tij, nëse do të kishte të tillë.
Ndonëse Matthew Perry nuk u bë kurrë baba thuhet se druhej dhe dyshonte se në ardhmen dikush mund të përfitonte para prej tij me justifikimin e lidhjes së gjakut.
Aktori Matthew Perry u gjet i vdekur në vaskën në shtëpinë e tij në Los Anxhelos më 28 Tetor të vitit që lamë pas.