Një argjendari në Rrugën e Dibrës në Tiranë është grabitur gjatë natës nga persona të paidentifikuar.
Burimet thonë se autorët kanë hyrë nga tarraca e biznesit dhe janë futur brenda argjendarisë.
Grabitësit kanë mundur të marrin sende dhe bizhuteri me vlerë.
Grabitja u zbulua mëngjesin e sotëm kur pronarët hapën biznesin dhe njoftuan policinë.
Uniformat blu janë duke kryer veprimet hetimore dhe po kqyrin kamerat e sigurisë për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

