Gentian Bejtja, 42 vjec, është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë-Krujës pasditen e kësaj të premteje.
42-vjecari u ekzekutua nga persona të paidentifikuar.
Bejtja u ka shpëtuar 3 atentateve të tjera më parë.
Kujtojmë se e fundit ndodhi më 4 Korrik 2023 kur banesa e tij u sulmua me armë. Për pasojë, mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas dhe u plagosën dy fëmijët.
Më 9 Janar 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një tjetër atentati në një karburant në zonën e Niklës dhe mbeti i plagosur miku i tij Klodian Stafuka me të cilin ishte në makinë.
Kurse në vitin 2016, ai i shpëtoi një tjetër atentati me eksploziv, duke mbetur i plagosur.
Informacioni paraprak i Policisë së Krujës
Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.