Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2023.
Të ardhurat e Vetëvendosjes për vitin 2023 kanë qenë 2,098,592 euro. Të ardhurat e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë qenë 723,169 euro. Partia Demokratike e Kosovës ka pasur 808,983 euro të hyra.
Lëvizja Vetëvendosje mban mbi 700 mijë euro në banka. Partia në pushtet ka rezultuar subjekti më i pasur shqiptar në Kosovë, me mbi 2 milionë euro të hyra në vitin 2023. Në fund të vitit, buxheti i LVV-së rezultoi me suficit prej mbi 700 mijë euro.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin financiar për partitë politike gjatë vitit 2023.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kryeson listën si subjekti politik me më së shumti të hyra në Kosovë.
LVV-ja, gjatë vitit 2023 ka regjistruar të hyra prej më shumë se 2 milionë euro. Shuma më e madhe e të hyrave inkasohet nga fondi i shtetit për mbështetjen e partive politike.
Partia e kryeministrit i ka regjistruar 1,990,255 euro të hyra nga buxheti i shtetit, ndërkaq një shumë prej përafërsisht 30 mijë eurove i është shtuar kësaj partie nga donacionet dhe kontributet.
Nga të hyrat prej 2.052,868 euro, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar rreth 742 mijë euro. Shpenzimet më të mëdha kanë shkuar në paga dhe reklama. 180 mijë euro kanë shpenzuar nga kjo parti vetëm për reklama dhe konferenca, ndërkaq 20 mijë euro kanë shkuar për blerjen e një veture.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e pasuruar gjatë vitit 2023, në janar të këtij viti në konton e tyre në bankë kishte 1,322,778 euro.
Partia e dytë më e pasuruar është Partia Demokratike e Kosovës. Sipas raportit, PDK-ja në vitin 2023 ka pasuri 27,053.46. Të pjesa e të hyrave dhe shpenzimeve, bëhet e ditur se PDK në vitin 2023 ka pasur 808,983.00 të hyra vjetore.
Ndërkaq për sa i përket pasurive afatshkurta, në raportin financiar të kësaj partie thuhet se i kanë gjithsej 1.087 euro. Këtu përfshihen paraja dhe ekuivalentët e parasë.
PDK-ja ka paraqitur edhe detyrimet afatgjata dhe afatshkurtra në këtë raport.
Për sa i përket detyrimeve afatgjata, PDK-ja ka gjithsej 25.926.16 euro borxhe.
Ndërkaq, tek detyrimet afatshkurtra, PDK-ja ka deklaruar 327.087.32 euro.
Tek raporti financiar i PDK-së që sot e publikoi KQZ-ja janë paraqitur edhe të hyrat dhe shpenzimet e partisë.
Nga buxheti i shtetit, PDK-ja pati të hyra në vlerë 657 mijë e 168 euro.
Nga anëtarësi vitin e kaluar s ‘pati të hyra.
Ndërkaq vlera e donacioneve dhe kontributeve në të holla kapi vlerën 400 euro.
Gjithsej të hyrat për vitin 2023 për PDK-në ishin 808.983 euro.
E tek shpenzimet, për paga dhe kompensime PDK-ja pagoi 561 mijë e 711 euro, për shpenzime të transportit u paguan 21 mijë e 222 euro, ndërkaq për reklama e konferenca 46 mijë e 494 euro.
PDK shpenzoi edhe për blerjen e mallrave e shpenzime të tjera. Gjithsej shpenzimet e kësaj partie vitin e kaluar shkuan në 715 mijë e 986 euro.
Në pozitën e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK bëhet e ditur se pasuri afatgjate ka 38,427.99. Të hyra brenda vitit 2023, LDK ka pasur 723,169.92.
Ndërkaq për sa i përket pasurive afatshkurta, në raportin financiar të kësaj partie thuhet se i kanë gjithsej 10 mijë e 968 euro. Këtu përfshihen paraja dhe ekuivalentët e parasë.
LDK-ja ka paraqitur edhe detyrimet afatgjata dhe afatshkurtra në këtë raport.
Për sa i përket detyrimeve afatgjata, LDK-ja ka gjithsej 54.735.73 euro borxhe. Prej tyre 27.276.39 euro i takojnë kategorisë huatë e pagueshme, teksa 27.459.34 të hyra të shtyra.
Ndërkaq, tek detyrimet afatshkurtra, LDK-ja ka deklaruar 256.217.30 euro.
Tek raporti financiar i LDK-së që sot e publikoi KQZ-ja janë paraqitur edhe të hyrat dhe shpenzimet e partisë.
Nga buxheti i shtetit, LDK-ja pati të hyra në vlerë 525 mijë euro.
Nga anëtarësi vitin e kaluar s ‘pati të hyra. Ndërkaq vlera e donacioneve dhe kontributeve në të holla kapi vlerën 39 mijë e 483 euro.
Gjithsej të hyrat e kësaj partie shkuan në 723.169 euro.
E tek shpenzimet, për paga dhe kompensime LDK-ja pagoi 276 mijë e 504 euro, për shpenzime të transportit u paguan 22 mijë e 704 euro, ndërkaq për reklama e konferenca 64 mijë e 856 euro.
LDK shpenzoi edhe për blerjen e mallrave e shpenzime të tjera.
Gjithsej shpenzimet e kësaj partie vitin e kaluar shkuan në 431 mijë e 824 euro. KQZ-ja ka theksuar se këto raporte janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.
Partia e katërt ka dal të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
AAK e ka mbyllur vitin 2023, me pasuri afatgjate mbi 6 mijë euro.
Këtu përfshihet vlera e tokave, objekteve dhe pajisjeve që i posedon kjo parti politike.
Ndërkaq për sa i përket pasurive afatshkurta, në raportin financiar të kësaj partie thuhet se i kanë gjithsej 31.685.81 euro. Këtu përfshihen paraja dhe ekuivalentët e parasë.
AAK-ja ka paraqitur edhe detyrimet afatgjata dhe afatshkurtra në këtë raport.
Për sa i përket detyrimeve afatgjata, AAK-ja ka gjithsej 6.074.17 euro borxhe. Ndërkaq, tek detyrimet afatshkurtra, AAK-ja ka deklaruar 297.672.74 euro. ( Raporti i plotë : Raportet Vjetore Financiare të Audituara – KQZ (kqz-ks.org)).