Nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur Selena Gomez flet për problemet që ka patur lidhur me shëndetin mendor. Gjatë një bisede që ajo ka patur në SXSW Gomez tregoi se nuk do të kishte mundur t’ia dilte pa ndihmën e familjes së saj dhe specialistëve.
Më pas u shpreh se kur nisi të merrej me shëndetin e saj mendor kuptoi se sa e vështirë ishte ta kalonte e vetme këtë periudhë.
“Njerëzit kujdeseshin për mua më shumë se unë për veten time dhe donin që unë të bëja gjëra për të cilat nuk isha gati, kisha prekur fundin. Kisha nevojë t’i bëja gjërat në kohën në momentin që do e mendoja të përshtashme. Më mërzit të kujtoj gjërat që thoja për veten time në fillim të karrierës. Më mërzi“, u shpreh Gomez.
Gjatë fjalës së saj gjithashtu këngëtarja theksoi se nuk mund të detyrosh dikë të trajtohet nëse nuk ndihet gati për të ndërmarrë një hap të tillë.