Një javë më parë në kërkim të provave materiale që lidhen me aferën e inceneratorit, dy agjentë të BKH-s kanë trokitur në banesën e ish Politikanit Ben Blushi.
WebLajm mëson se ka qenë një mandat kontrolli miratuar nga gjykata e posaçme me gjyqtare Irena Gjoka me kërkes të prokurorit të çështjes z.Dritan Prençi. Gjoka është njëherazi edhe Kryetare e GJKKO.
Prej 4 vitesh Blushi është denoncuar nga Sali Berisha si lidhje e përfitues i inceneratorit, ndërsa ish deputeti sot drejtues në media nuk rezulton në ndonjë dokument si përfitues.
Nga hetimet e Spak bashkëshortja e Blushit e cila është me profeusin Notere rezulton se ka lidhje si aksionete me pronarët e inceneratorit si Kloduan Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Kjo lidhje është nëpërmjet bashkëortakërisë me kompaninë Em-Capital me seli në Bullgari.
Gjatë kontrollit burimet sqaruan se Blushi ishte i pranishëm në shtëpi, ndërsa nuk ka patur vendim për sekuestro telefoni apo pajisje të tjera elektronike dhe komunikimi.
Kontrolli është ushtruar në banesën në Tiranë në lagjen Rr.Bogdanëve në Pallatin ku jeton z.Blushi.