Shoferët e papërgjegjshën vazhdojnë të ndëshkohen masivisht nga Policia Rrugore e Tiranës. Në më pak se 1 javë, nuk kanë munguar arrestet, bllokimi i mjeteve dhe gjobat. Parkimi mbetet ndër shkeljet kryesore, shpejtësia, ndjekur nga mosrespektimi i këmbësorëve e po aq celulari dhe xhamat e errësuar.
Nuk ka munguar edhe rasti i një automjeti luksoz në pronësi të kompanisë së Ujit Lajthiza e cila jo vetëm ka parkuar gabim por mbi trotuar duke sfiduar policinë dhe zënë rrugë kalimin e këmbësorëve.
⁸•4 persona janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur;
•4 persona janë proceduar për drejtim mjeti pa leje;
•1 person është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
🚓 Masat Administrative
•9,389 masa të vendosura gjatë javës, konkretisht:
•59 masa për xhama të zinj;
•605 masa për tejkalim shpejtësie;
•188 masa për parakalim të gabuar;
•226 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
•322 masa për mos vendosje rrip sigurimi;
•140 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;
•411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve;
•14 masa për mosrespektim të tabelës “Stop”;
•34 masa ndaj këmbësorëve;
•6 268 masa për qëndrim të gabuar;
•1 515 masa të ndryshme.
🚫 Pezullime dhe bllokime:
•1 rast për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
•6 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara;
•2 raste për shkelje të tjera;
•8 automjete janë bllokuara (për detyrime të pashlyera dhe për mungesë dokumentacioni).
Jemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore për të gjithë. Ju lutemi, respektoni rregullat e qarkullimit për një shoqëri më të sigurtë!