Ky është bilanci i rëndë i aksidentit fatal që ndodhi rreth orës 19:00 në Tepelenë në aksin nacional.
4 të vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve. Dy të plagosurit morën fillimisht ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjirokastrës e më pas u nisën drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Dyshohet se një prej automjeteve humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjetet e tjera.
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Kanë humbur jetën shtetasit;
– Riza Rapaj, 24 vjeç
– Lavdosh Bega, 62 vjeç
– Lefteri Bega, rreth 57 vjeçe,
– Afërdita Bega, rreth 85 vjeçe.