Një automjet Audi A8 i blinduar është bllokuar nga policia në Shkodër. Mjeti blind u konstatua nga patrulla e përgjithshme gjatë qarkullimit në qytet.
Pas konstatimit, mjetit u ndalua për verifikim dhe rezultoi se drejtuesi i mjetit L.Gj. banues në fshatin Ishull të Shëngjinit nuk ishte i pajisur me autorizim për të poseduar makinë të blinduar.
Drejtuesit të automjetit iu vendos gjobë siç e parashikon Kodit Rrugor. Ndërsa Audi i blinduar u bllokua nga policia dhe do nisin procedurat e konfiskimit.
Autorizim për të pasur leje për makinë të blinduar e lëshon Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
